Goli që iu anulua Liverpool kundër Tottenham shkaktoi shumë polemika në Angli. Luiz Diaz gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 34, por vendimi i anësorit në fushë ishte për pozicion jashtë loje të kolumbianit.
Me kërkesë të Liverpool u publikua edhe audio e bisedave të arbitrave në momentin e marrjes së vendimit. Arbitrat në VAR menduan se vendimi i marrë në fushë ishte ai për të akorduar golin dhe në këtë formë e lejuan arbitrin kryesor të rifillonte loja.
Vetëm pak sekonda më pas kuptuan se ata në fushë kishin akorduar pozicion të parregullt dhe se goli i Diaz ishte anuluar. Arbitrat në VAR kërkuan ndërprerjen sërish të ndeshjes, por kjo ishte e pamundur duke vazhduar kështu lojën me barrën e një vendimi të marrë gabim.
Biseda mes arbirave:
Asistenti i arbitrit 1: Po presim, vonoje fillimin e lojës.
VAR: Pozicion i dyshimtë jashtë loje.
VAR: Po shohim për pozicion jashtë loje.
VAR: Filloje lojën.
Arbitri: Ok, në rregull.
Operatori i përsëritjes filmike: Po kontrollojmë.
Arbitri: Po pres.
Operatori i përsëritjes filmike: Të shohim një kënd tjetër.
VAR: Po, më duhet një vijë 2D.
VAR: Po kjo është perfekte.
Operatori i përsëritjes filmike: Edhe një kënd tjetër.
VAR: Më duket se është Romero.
Operatori i përsëritjes filmike: Mendoj se ky është këndi i duhur, a je i lumtur me këtë pamje?
VAR: Po.
VAR: Kontrolli përfundoi.
Asistenti i arbitrit 1: Nisim lojën.
Arbitri: Urime.
VAR: Faleminderit.
Arbitri: Punë e mirë djem.
Operatori i përsëritjes filmike: Prisni, prisni, vendimi i fushës ishte pozicion i parregullt.
Operatori i përsëritjes filmike: A jeni të lumtur me këtë?
Asistenti i VAR: Goli në pozicion të parregullt është vendimi i gabuar.
VAR: Çfarë?
Operatori i përsëritjes filmike: Vendimi i fushës ishte pozicion jashtë loje, a jeni të kënaqur me këtë pamje? Është në pozicion të rregullt, imazhi që treguam është në pozicion të rregullt.
Asistenti i VAR: Gol në pozicion të parregullt.
Operatori i përsëritjes filmike: Vendimi në fushë ishte për pozicion të parregullt, a jeni të kënaqur me këtë pamje? Këtu është në pozicion të rregullt, është në pozicion të rregullt.
Operatori i përsëritjes: Vononi fillimin e lojës sepse është në pozicion të rregullt.
VAR: Nuk mund të bëjmë më asgjë.
Operatori i përsëritjes: Vononi fillimin e lojës, ndaleni atë.
VAR: Loja filloi, nuk mund të bëjmë më asgjë.
Asistenti i VAR: Po, e vërtetë, loja filloi.