Legjenda e Chelsea, Pat Nevin ka identifikuar Armando Brojën si futbollistin e ekipit që do t’i befasojë të gjithë në këtë sezon.

Nevin tha se Broja është ende i ri, ka një fizik mjaft të mirë dhe shumë potencial, në një intervistë për “Daily Post”. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare të futbollit u kthye së fundmi nga një dëmtim afatgjatë, por ende ka nevojë për kohë që të kapë formën optimale. Deri në merkaton e Janarit, ai duhet të tregojë më të mirën në fushë dhe të sigurojë vendin e titullarit.

Në të kundërt, blutë e Londrës kanë në plan që të futen në merkato për sulmin. Dy lojtarët që po ndiqen me vëmendje janë Viktor Osimhen dhe Ivan Tonei. Trajenri Mauricio Poçetino i ka në listen e tij të dëshirave, ndërsa ka marrë nga drejtuesit më shumë liri veprimi sa i përket transferimeve në klub.

Tekniku argjentinas ka thënë më herët në lidhje me sulmuesin shqiptar se atij i duhet më shumë vetëbesim më fushë, ndërsa klubi beson te aftësitë e 22-vjeçarit. Tre muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për lojtarin kuqezi për të përcaktuar të ardhmen e tij. Ajo që Chelsea dhe Poçetino duan janë golat, të cilët deri tani kanë munguar. Në 6 javë, blutë kanë shënuar vetëm 5 gola në Premier League.