Çekia ka marrë një fitore të munduar sot ndaj Ishujve Faroe. Vendasit kanë qenë gjatë gjithë ndeshjes dominant duke tentuar shumë herë golin, por nuk po e gjenin deri në minutën e 76’, kur Soucek gjeti rrjetën dhe golin e avantazhin pas një goditje me penallti. Me tre pikët e marra, çekët renditen aktualisht në vendin e dytë të grupi me 11 pikë, dy më pak se kombëtarja jonë shqiptare që ruan kreun e pashqetësuar.

Zvicra është befasuar nga Bjellorusia, me një ndeshje ku u shënuan plot gjashtë gola pasi sfida përfundoi në 3-3. Zvicerianët kaluan në avantazh në minutën e 28’ me një perlë të Xherdan Shaqirit. Në pjesën e dytë, ata janë shokuar pasi miqtë shënuan plot tre herë, duke e çuar rezultatin në 1-3. Por Zvicra zgjohet, pasi në minutën e 89’ dhe të 90’ shënon dy gola të shpejtë duke e çuar rezultatin në barazim. Me një pikë të fituar ditën e sotme, Zvicra shkon në 15 pikë, në vendin e parë, por një fitore e Rumanisë në mbrëmje, do ta dërgonte në vendin e dytë./