Teksa të gjithë njerëzit në botë, të dielën kishin një anomali të vogël me ndryshimin e orës, kjo gjë nuk ndodhi në Groenlandë, kjo pasi autoritetet nuk i kthyen akrepat në kohën e dimrit për herë të parë.
Qeveria e Groenlandës, vitin e kaluar, vendosi të shfuqizojë orën verore dhe dimërore. Në vend që të lëvizin akrepat, autoritetet groenlandeze kanë vendosur të qëndrojnë përgjithmonë në zonën kohore UTC/GMT-2.
Ndërkaq, me zhvendosjen e akrepave të orës një orë mbrapa, nga ora 03:00 në 02:00, ka mbaruar koha verore dhe ka nisur llogaritja dimërore e kohës. Lëvizja e orës ndikon negativisht në shëndetin e popullatës dhe mund të qëndroni pozitivë, duke përdorur zakone të caktuara.