Teksa të gjithë njerëzit në botë, të dielën kishin një anomali të vogël me ndryshimin e orës, kjo gjë nuk ndodhi në Groenlandë.
Kjo, pasi autoritetet nuk i kthyen akrepat në kohën e dimrit për herë të parë.
Qeveria e Groenlandës vitin e kaluar vendosi të shfuqizojë orën verore dhe dimërore.
Në vend që të lëvizin akrepat, autoritetet groenlandeze kanë vendosur të qëndrojnë përgjithmonë në zonën kohore UTC/GMT-2.
Ndërkaq, me zhvendosjen e akrepave të orës një orë mbrapa, nga ora 3:00 në 2:00, ka mbaruar koha verore dhe ka nisur llogaritja dimërore e kohës.
Lëvizja e orës thuhet se ndikon negativisht në shëndetin e popullatës.