Moderatorja Ilda Bejleri e ftuar në “Më lër të Flas” ka debatuar ashpër me Romeo Veshajn sa i përket tregtisë në të zezë që bëhet me biletat e ndeshjeve të rëndësishme, qoftë Kombëtarja shqiptare apo kompeticione të tjera sportive.

Ilda: Femrat e ndjekin kudo Kombëtaren, nuk vijnë vetëm për foto në Instagram. Por edhe kur vijnë, bravo u qoftë se na zbukurojnë stadiumin.
Donaldi: Patjetër mo, patjetër. Kush e tha mo vëlla? Ne themi bravo.

Ilda: Kur u bë kampionati evropian, i gjithë interesimi i fotografëve ishte të kapnin femrat e bukura në staduium. Ndërkaq, për këtë, më duket budallallëk që të shesësh biletë me kartë identiteti sepse më duket sikur po blen shtëpi.
Romeo: Mua më duket budallallëk të blesh biletën 200 euro dhe ta shesësh 1000 euro. Ai tjetri që është besnik i kombëtares, nga 200 mund të shkojë 300, ja maksimumi 400. 50 bileta, i blejnë nga 200 euro ato dhe e kthejnë në biznes.
Ilda: A ke qenë në finalet e Champions-it? Unë kam qenë në shumë nga finalet e Champions-it dhe gjithmonë shoh njerëz me pankarta që thonë kush kërkon biletë. Tani cmimi e vendos personi që e ka këtë biletën. E ka blerë online dhe i përket atij bileta.
Romeo: Prandaj dua të them që nuk është pjesë e suksesit pra, sepse Bledi i konsideroi pjesë të suksesit.
Bledi: E kundërta e asaj që thash unë është ndeshja Shqipëri-Bullgari pas katër ditësh. E dije ti që ishte një ndeshje Shqipëri-Bullgari pas katër ditësh?
Romeo: Jo. Unë ndjek futboll, por jo aq shumë.
Ilda: Këtë dua të them, kjo është normale.
Bledi: Pra, Shqipëri-Bullgari është e njëjta ndeshje si ajo me Çekinë, por këtu ku kemi një shans që të jemi pjesë e suksesit duam të shkojmë, aty jo. Ne duhet ta mbështesim njësoj kombëtaren sepse është e njëjta Kombëtare.