Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Dafina Zeqiri, disa muaj më parë zbuloi përmes disa fotove në “Instagram” se ka rigjetur dashurinë.

Mirëpo artistja dhe partneri i saj Kreshnik Gjergji kanë vendosur që lidhjen e tyre të çojnë në një tjetër stad, atë të martesës.

Sipas disa burimeve për “Prive” Dafina po merret me përgatitjet për ditën e saj më të veçantë, e cila do të ndodhë së shpejti.

Në dasmën e tyre çifti do të ftojnë vetëm rrethin e tyre të ngushtë, pasi ata preferojnë diçka private.

Nga ana tjetër kujtojmë që disa muaj më parë Dafina dhe ish-partneri i saj DJ Geek i dhanë fund lidhjes së tyre disa vjeçare, teksa ata i ndanë rrugët edhe në jetën profesionale.