Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç u pyet nga gazetarët në Tiranë mbi deklaratat e Kryeministrit Rama për prezencën e KFOR në veri të Kosovës.
Në përgjigjen e tij, Abazoviç doli në krah të Ramës, me argumentin se përpjekjet e kryeministrit shqiptar, gjithmonë kanë shkuar pro paqes në rajonin tonë.
“Veprimet e tij dhe çdo aktivitet i madh, i tij ndërkombëtar për Ballkanin Perëndimor shkojnë në drejtim që ne si rajon të kemi paqe dhe të shkojmë drejt progresit. Nuk i takoj atyre politikanëve, i cili do të nisë veprime kritike ndaj Ramës pasi jam i bindur se cdo veprim i tij shkon në një drejtim, që të kemi një rajon në paqe”, tha Abazoviç.