Sulmi fizik ndaj një deputeti në Kuvendin e Shqipërisë ndërsa ai është duke kryer detyrimin si deputet për të folur, përbën vepër penale bazuar në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, Neni 253.
Dje në seancën plenare, deputeti i PD, Bledjon Nallbati, sulmoi fizkisht me grushta deputetin Vullnet Sinaj, vetëm pse ai po fliste duke kryer detyrën e tij në Kuvend.
Deputeti Nallbati sulmoi Vullnet Sinën, ligji parashikon deri 5 vite burg.
Në këtë rast, Kodi Penal në kreun për “Krime kundër autoritetit të shtetit”, në nenin 253 parashikon qartë dënimin në këtë rast.
“Kundërshtimi që i bëhet një punonjësi që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik, me qëllim për ta penguar atë të kryejë detyrën shtetërore apo shërbimin publik, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë, ose gjashtë muaj burg.
Po kjo vepër kur kryhet në bashkëpunim ose duke ushtruar dhunë fizike, ose më shumë se një here, dënohet me gjobë ose burg deri në pesë vjet”.
Rasti i djeshëm i përket paragrafit të fundit të nenit 253, pasi autori ka vepruar në grup, bashkë me Flamur Nokën, Albana Vokshin dhe Edi Palokën, dhe ka përdorur forcën më shumë se një herë.
Bazuar në këtë nen të Kodit Penal, Nallbati duhet të trajtohet si një person nën akuzë penale, që mund të dënohet deri në pesë vite burg.
Në Kuvendin e Shqipërisë ka pasur precedentë të mëparshëm të dhunës fizike, kur deputeti i Laçit, Arben Ndoka, rrahu deputetin Strazimiri dhe Kuvendi i hoqi imunitetin, duke ja dorëzuar drejtësisë.
Ky është një rast identik që duhet të trajtohet me të njëjtin standard.