Ish kryeministri Sali Berisha pretendon se çdo kalim i parave nga ‘Homeplan’ tek Jamarbër Malltezi është bërë përmes bankës por dosja e SPAK e përgënjeshtron. Dokumentet e gjetura nga sekuestrimi i kompjuterave të studion e kontabilitetit të Andia Pustinës e besuara e Jamarbër Malltezit rezulon se dhëndri i Sali Berishës ka marrë 70 mijë euro cash në 2017.

Dokumenti në Format excel me emërtimin “Sistemime 2022”, autori i këtij dokumenti është “Hewlett-Packard-Company”, është ruajtur për herë të fundit nga “Hewlett-Packard- Company”, përmbajtja e këtij dokumenti është krijuar më datë 02.08.2022, ora 09:23; është ruajtur për herë të fundit më datë 09.08.2022 ora 11:47; është printuar më datë 08.08.2022 ora 18:25. Dokumenti në excel ka të dhëna dhe shënime për dividentin e tërhequr nga ortakët ndër vite, së bashku me shënimet e lëna në lidhje me mënyrën e tërheqjes së dividentit ku ndër të tjera evidentohet:

Materiali i ruajtur me emërtimin “Div. Abi” është pasqyruar dividenti i shtetasit Jamarbër Malltezi së bashku me disa shënime në këtë material konkretisht;

Viti 2017

957,107 Euro – Bankë

72,000 Euro-cash (sistemimi i 120k ne mars 2017) 90,000 Euro fatura. 1,119,107 Rakordim i Kontakt

-diferenca

Më datë 27.08.2020 është pasqyruar shuma 25,000 Euro me shënimin “Për tu sistemuar nga Xhimi Begeja tek Abi”

Viti 2020

30,000 Euro bankë

Jo vetëm kaq SPAK thotë se rezultohet e qartë se këto kalime janë bërë nga 2011 – 2016

Konstatohet se për periudhën 2011-2016 shtetasi Jamarbër Malltezi nuk deklaron dividentë ndërkohë që rezulton e qartë nga hetimi i kryer deri më tani se ai ka marrë përfitim në këto vite, analizuar më lart.

Dhëndri i Sali Berishës në rastin e ish kompleksit Partizani kishte investuar 45 mije euro dhe ka përfituar në finale 5.4 milionë euro.

“Në tabelën e tretë përmbledhëse reflektohet përfitimi në natyrë i konvertuar në një vlerë monetare prej 1 250 815 euro ose 150 097 800 lek. Më konkretisht një njësi shërbimi prej 548.9 m2 dhe apartamente me një sipërfaqe prej 502.9 m2.”

Në përfundim arrihet në konkluzionin se përfitimi total i shtetasit Jamarbër Malltezi në para dhe në natyrë, i shprehur në vlerë monetare është 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro, nderkohe qe ekziston dyshimi i arsyeshem i mbeshtetur ne prova se ka investuar vetem shumen prej 45 128 euro. Nder te tjera, kjo gje mbeshtetet edhe nga deklarimet e vete shtetasit Fatmir Bektashi i cili, kembengul qe shtetasit Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja nuk kane investuar (duke nenkuptuar investime per ndertime qe eshte edhe logjika e krijimit te shoqerise Homeplan) shkruhet në dokument.”

Në dosje evidentohet dhe dividenti që “Homeplan” i ka shlyer Malltezit, apo Abit siç e shkruajnë shkurt.

Në excel është janë bërë shënimet

Për ti kthyer Abit

45,128.94 Euro- Kalim i kryer në 2012 nga JM në Homeplan 44,126.7 Euro-shtesë

sipërfaqe takuese si bashkëpronar për ti kaluar Abit 1,250,815 Euro – “Marre me teper sip.takuese tek ARA 11-kateshi, duhen kthyer ose zbritur nga llog.e dividentit”

150,097,800-“Kati i pare dhe i dyte tek 11 kateshi, do vendoset si do trajtohet, si ardhur apo do zgjidhet ndryshe”

Totali i detyrimit që Homeplan ka ndaj Abit – 5,420,345.02 Euro, nga të cilat i janë paguar 4,258,785.66 Euro; sipërfaqe të marra më shumë 1,250,815 Euro dhe për tu paguar 89,255.64 Euro.

– Materiali i ruajtur me emërtimin “Për sistemim të faturave” ka pasqyruar vlerat

dhe shënimet si vijon; Viti 2017- Abi-90,000 fatura do të ndahen si vijon 36,000 (FB), 41,500 (JM) dhe 22,500

(XHB)

Cash

Abi-72,000″ Cash-sistemimi i 120K në mars 2017″

Abi- 141,786.41

213,786.41

-Dokument në format word me emërtimin “Rakordim_Eralda_08.02.2022”, autori i këtij dokumenti është “Hewlett-Packard-Company”, përmbajtja e këtij dokumenti është krijuar më datë 08.08.2022, ora 10:37; është ruajtur për herë të fundit më datë 08.08.2022 ora 14:09; është printuar më datë 08.08.2022 ora 13:39, koha totale e editimit të dokumentit është 00:47:00. Dokumenti në word ka të dhëna për vitet 2010- 2021, u printuan dhe u bashkalidhën këtij procesverbali. Dokumenti në word ka përmbajtjen si vijon;
Materiali i ruajtur me emërtimin “Div. Abi” është pasqyruar dividenti i shtetasit Jamarbër Malltezi së bashku me disa shënime në këtë material konkretisht;