Granada do të sfidojë Almerian në ndeshjen e vlefshme për javën e 8-të të La Liga-s.
Ndërkohë klubi ka publikuar emrat e të gjithë futbollistëve të grumbulluar për këtë sfidë. Në sy bie edhe përfshirja e sulmuesit të Kombëtares kuqezi, Myrto Uzuni.
Mendohej se ai do të qëndronte jashtë fushave për një kohë të gjatë pas dëmtimit në ndeshjen ndaj Betis, por është grumbulluar në listën e Granandës.
Ky është një lajm i mirë si për beratasin ashtu edhe për Shqipërinë në prag të ndeshjes me Çekinë.