Në një komunikim të zhvilluar ditën e sotme Policia e Shkodrës ka dhënë detaje lidhur me operacionet e zhvilluar kundër trafikimit të narkotikëve. Njoftohet se Lorenc Treshi u arrestua në një ‘shtëpi bari’, në Kurbin.

“Mbështetur nga informacionet e monitorimit gjatë këtij viti 158 mijë bimë narkotike të kultivuar në terren. Janë arrestuar proceduar 74 persona. Shërbimet e policisë kanë vijuar punë. Kontrollet do të vazhdojnë, Ka përfunduar faza e kontrolleve në gjendje të hapura, tani do të vijojmë kontrollet e mbyllura. Në kemi të gjitha kapacitetet profesionale për të reaguar me të gjithë forcën e ligjeve. Gjithashtu bashkëpunimi në shkolla ka vazhduar dhe do të vazhdojë. Prezenca policore është çdo ditë në ambientet e shkollave. Jam optimist për punën e policisë për të arritur rezultate në luftën e krimin në këtë qark”, tha ndër të tjera drejtori i policisë së Shkodrës.