I pyetur në “Opinion” se kur do largohet nga pushteti, kryeministri Edi Rama thotë se ‘rruga e tij dhe e qeverisë është e gjatë’. Kjo sipas Ramës, pasi ka ende potencial e energji të madhe për të qeverisur vendin.

-Çfarë ideje keni, kur do largoheni nga pushteti? A je lodhur?

Edi Rama: Nëse do isha lodhur, do isha larguar se nuk më mban njeri me zor apo jo?! Por, jam shumë, shumë i bindur që kemi një potencial të madh dhe ndërkohë jam shumë i vetëdijshëm që kemi akoma një energji shumë të madhe për të vazhduar ta qeverisim këtë vend për një kohë të gjatë, pastaj se kur largohem unë apo se sa rri unë… kjo është…

-Patjetër që vendi ka nevojë për rotacion. Rotacioni është një nga elementët kryesorë të demokracisë, rotacioni është një nga gjërat që vë vendin në lëvizje përpara.

Edi Rama: Rotacioni është çështje cilësie e alternativave, nuk është çështje… Vendi ka nevojë për liri, për mundësira, për alternativa dhe fiton alternativa më e mirë. Ka vende demokratike që janë shumë herë më të zhvilluara se shumë vende të tjera demokratike që kanë pasur me dhjetëra vite një forcë politike në pushtet.