Dy persona janë vënë në pranga nga Policia e Himarës, pasi ndezën zjarr në tokat e tyre, por situata u doli jashtë kontrollit duke përfshirë nga flakët tokat përreth.
Kristo Duka, 56 vjeç, dhe Dino Shehu, 37 vjeç, janë vënë në pranga si përgjegjës për dy raste zjarri.
Në rastin e 56-vjeçarit, flakët u përhapën pasi ai ndezi zjarr për djegien e barishteve dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me ullinj, një sipërfaqe pylli dhe 15 koshere bletësh në pronësi të tij.
Ndërsa 37-vjeçari, pasi ka ndezur zjarr për të djegur barishte, në fshatin Shënvasil, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me bimësi dhe shkurre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.