Kur na ndajnë edhe pak orë nga sfida Shqipëri-Çeki, gjithçka është gati në Fan Zonën e ngritur nga Bashkia e Tiranës në sheshin “Skënderbej”. Të gjithë ata që nuk kanë mundur të sigurojnë një biletë për ndeshjen deçizive Shqipëri-Çeki, do të mund ta ndjekin në një ekran gjigand në shesh.
Momentet më të bukura të kombëtares ndër vite, muzikë, energji shpërthyese, ndeshja dhe me shpresë dhe festa e fitores do të mund të ndiqet deri në orët e vona në Fan Zonën. Hyrja e qytetarëve do të jetë e lirë, ndërsa nga organizatorët kanë marrë masa për akomodimin e një numri të madh qytetarësh për të parë ndeshjen në shesh.