Pas përkushtimit në fenë islame, Fero ka vendosur të heqë dorë nga të gjitha gjërat e ndaluara. Dhe tatuazhet janë një nga gjërat e ndaluara në islam. Prandaj ish-reperi ka pyetur ndjekësit sesi mund t’i heqë ato.

“Kush mundet të më ndihmojë t’i heq të gjitha tatuazhet?”, ka shkruar ai ndërsa në një postim tjetër Fero tregon se e ka mësuar mënyrën dhe shumë shpejt do i heqë të gjitha tatuazhet.