Operacioni i parë për evakuimin e shtetaseve shqiptarë që gjendeshin në Izrael përfundoi me sukses, për ata persona që u lajmëruan pranë ambasadës shqiptare atje.
Mes të evakuarëve është dhe vajza e Ministrit të Brendshëm të Kosovës Xhelal Zveçla, e cila ishte studente në Izrael.
Ajo udhëtoi së bashku me shtetasit shqiptar drejt aeroportit të Rinasit ku e priste babi i saj, Ministri i Brendshëm i Kosovës.
Shqipëria ka ende shtetas shqiptarë në Izreal, por sot mbasdite në orën 17 hapësira ajrore u mbyll për shkak të shpalljes së gjendjes së luftës.
Autoritetet shqiptare kanë marrë masa të identifikojnë shteasit e tyre aty ku janë dhe do ti evakuojnë sapo të krijohet mundësia e parë.