Babai i Laert Haxhiut ka mohuar të gjitha akuzat e bëra ndaj djali të tij pas dëshmisë që ka dhënë Artan Tafani, i penduari i drejtësisë. Në një intervostë pë Top News ai ka thënë se Tafanit s’duhet t’i besohet.

Ai është shprehur në emisionin “Breaking” se Tafani është person i dënuar dhe problematik dhe se nuk ka asnië lidhje miqësore me djalin e tij.

Haxhiu ka folur edhe për emrin e avokatit nga Lushnja, Adriatik Dogës, për të cilin i penduari i drejtësisë tha se ishte në listën për tu eleminuar.

Ai tha se kjo gjë nuk ishte e vërtetë dhe se në momentin që po fliste ishte në lokalin e avokatit.

Gjithashtu hodhi akuza ndaj Policisë së Shtetit dhe tha se djali i tij nuk ka besim te drejtësia shqiptare.

“Për 4 ditë i penduari nuk mund të zbërthejë dhe të mbajë mend kaq krime. Artan Tafani e kanë nxjerr ditën e enjte, pasi e përpunoi policia, e nxori në media.

Unë ndodhem në një lokal, te lokali i avokatit që mediat dhe policia thonë se ka dashur ta vrasë djali im.

Artan Tafani është narkotik dhe policia pse s’thotë që e kur e ka gjetur e ka kapur duke konsumuar lëndë narkotike.

Unë nuk kam pas kontakt me atë. Ato që thotë Tafani, Laerti ka qenë në burg në Greqi. Lë t’i verifikojë policia.

Tafani s’mund të bëhet mik me djalin tim. Pse s’ka mbajtur një shënim ky, që Laerti ma ka porosiur këtë vrasje”, tha ai.