Shoferi i aksidentit të frikshëm te diga e Liqenit në muajin gusht, është vënë në pranga, dhe para hetuesve, ka dëshmuar se nuk mundi të kontrollojë dot makinën që përfundoi në shëtitore, pasi kishte pirë tullumbace me oksid azoti.

Emiljano Nina, kushëriri i Ervis Martinaj, ishte në kërkim edhe për dhunimin e të dashurës, ku gjykata e kishte dënuar në mungesë me 8 muaj burg.