Një zyrtar i lartë ushtarak i lëvizjes islamike palestineze Hamas është vrarë nga Forcat Ajrore izraelite, sipas një njoftimi të zëdhënësit ushtarak. Bëhet fjalë për Murad Abu Murad, që sipas Ushtrisë Izraelite, është kreu i operacioneve ajrore të (Hamasit) në qytetin e Gazës, përgjegjës për pjesën më të madhe të sulmit vdekjeprurës të së shtunës kundër Izraelit
Forcat e armatosura të Izraelit thanë sot se kishin zbuluar një “lëvizje të rëndësishme” të civilëve palestinezë në jug, një ditë pasi urdhëruan banorët e Gazës të largoheshin, ndërsa kryeministri izraelit u zotua për hakmarrje të mëtejshme për sulmin e javës së kaluar nga Hamasi.