Këngëtari Luiz Ejlli e ka falenderuar Lori Hoxhën, që e zgjodhi për filmin “Në kuadër të dashurisë”.

“Jam mirënjohës atyre që më zgjodhën, Top Channel dhe Lorit që e mori këtë përsipër. Lori e ka treguar që ka vetëm sukses dhe kështu do të vazhdojë. Jam mirënjohës atyre që më ndryshuan jetën. Padyshim pa harruar edhe publikun, që vetëm dashuri e shëndet u uroj të gjithëve“, tha Luizi në një intervistë për emisionin “At The Movies”.

Këngëtari foli nga Korça, atje ku mbrëmë u mbajtë premiera e filmit.