Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në 18:00 në “Air Albania” kundër Bullgarisë, për testin miqësor pas fitores 3-0 kundër Çekisë (grupi E për Euro 2024). Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho ka bërë rotacion në ekip, teksa mësohet edhe 11-shja titullare:

Formacioni:

Strakosha; Balliu, Ajeti, Mihaj, Mitaj; Asllani, Laçi, Bajrami; Asani, Muçi, Uzuni