Moderatorja e njohur Arbana Osmani dhe bashkëshorti i saj Eduart Gishaj mbrëmjen e së enjtes mbështetën në stadium kombëtaren shqiptare, e cila luante kundër Çekisë.
Moderatorja ka ndarë disa foto e veshur kuq e zi, duke bërë tifo për skuadrën e zemrës.
“Kuq e zi gjithë jetën”, shkruan Arbana në një foto në Instagram krah mikes së saj më të mirë, Xhemi Shehu.
Të shumta ishin komentet pozitive që mori moderatorja por njëri nga ata i ka bërë përshtypje Arbanës.
“Kuq e zi, ama pushimet në Itali”, shkruan komentues, ndërsa moderatorja ia kthen me ironi: “Edhe dasmën mos harro”.