Suksesi fantastik mbrëmjen e djeshme në stadiumin Air Albania, përballë Republikës Çeke solli gëzim dhe lot në çdo cep të botës ku flitet shqip.
Shqipëria ka treguar një nivel të jashtëzakonshëm nën drejtimin e trajnerit brazilian, teksa ka shpartalluar atë që shihej si një nga ekipet favorite për të shkuar në Europian. Kuqezinjtë kanë mposhtur me shifrat e pastra 3-0 Republikën Çeke në “Air Albania”. Jasir Asani ndezi tifozerinë shqiptare që në minutën e 9 të takimit. Ish-lojtari i Partizanit veproi njësoj si me Poloninë.
Shqipëria e rrit edhe më shumë ritmin në pjesën e dytë të takimit dhe kilometrat e vrapuara shpërblehen. Taulant Seferi shkund rrjetën dy herë (51’, 73’) dhe fikson shifrat në 3-0.
Në shkallët e stadiumit, krahë tifozëve të flaktë kanë qenë edhe emra të shumtë të ekranit shqiptarë, që mund ti ndiqni në fotot dhe videot e mëposhtme.