Teksa qeveria izraelite njoftoi qytetarët e saj të evakuohen nga Gaza, Hamasi bëri të kundërtën, duke u kërkuar palestinezëve të mos largohen nga shtëpitë e tyre.

Sipas një deklarate mediatike, Hamasi u kërkoi palestinezëve që jetojnë në Gaza që të mos largohen nga vendi i tyre. “Pushtuesit po përpiqen të përhapin propagandë të rreme përmes mjeteve të ndryshme, duke synuar të krijojë konfuzion në mesin e qytetarëve dhe të minojë stabilitetin”, thuhet në deklaratë.

Grupi i armatosur, i cili qeveris territorin, akuzoi Izraelin për përfshirje në “luftë psikologjike” duke dërguar mesazhe që u thoshte civilëve palestinezë dhe punonjësve të organizatave ndërkombëtare që të evakuoheshin në jug . CNN shkruan se punonjësit e “institucioneve ndërkombëtare” qëndruan në postet e tyre dhe nuk po evakuoheshin.