Arrestimi i Jamarbër Malltezit, dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe marrja si i pandehur i këtij të fundit për dosjen “Partizani”, ka sjellë zemërimin e deputetëve të Sali Berishës.

Adriana Kalaja ka publikuar pak më parë nje foto në Facebook, ku shfaqet me një arme në dorë, teksa shkruan: “Gati…” për betejë dhe për të mbrojtur liderin e Rithemelimit.

Dy ditë me parë u vu re një braktisje totale e mbështetësve të Berishës, të cilët me gjithë thirrjet e Foltores për t’u mbledhur te selia e PD, ata që erdhën ishin vetëm disa dhjetëra.