Tirana mirëpret sot ministerialin e Ministrave të Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, vendeve të BE në Procesin e Berlinit. Pjesë e ceremonisë është edhe komisioneri për Zgjerimin i BE-së, Oliver Varhelyi si dhe kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani i mirëpriti ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, vendeve të BE në Procesin e Berlinit, përfaqësuesit e institucioneve të BE-së, si dhe përfaqësues të organizatave rajonale.
Hasani priti me radhë George Gerapetritis, ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Olivér Várhelyi, Komisionerin e BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, ministren e Jashtme të Gjermanisë Annalena Baerbock, ministrin e Jashtëm të Serbisë Ivica Daçiç, ministren e Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla, Kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç, njëkohësisht ministri në Detyrë për Punët e Jashtme.
Në ministerial merr pjesë dhe përfaqësuesja e EAS, Angelina Eichhorst; ministri i Jashtëm i Bosnje Hercegovinës si dhe të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit si Gjermania, Austria, Greqia, Hungaria.