Kryeministri Edi Rama është takuar sot në Granada të Spanjës, aty ku po mbahet Samiti i Komunitetit Politik Europian, me disa prej liderëve të Bashkimit Europian.
Nga pamjet e shpërndara nga Kryeministria, Rama shihet teksa diskuton me kryeministren e Italisë Giorgia Meloni, Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Europian, kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak, Mark Rutte, kryeministër i Hollandës dhe presidentin e Francës Emanuel Macron.
Më herët, Rama u përshëndet edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila gjithashtu merr pjesë në këtë samit. Siç raportohet, një prej pikave kryesore të diskutimeve mes krerëve të vendeve pjesëmarrëse janë masat për krizën e emigrantëve ilegalë që po kërcënon sërish Europën.