Ai njihet si “Fytyra shqiponjë” e Kombëtares Kuq e Zi. Besmir Limanit, tifozit më të zjarrtë, që bie gjithmonë në sy për flamurin dhe shqiponjën që mbulon fytyrën i është dhënë sot në prag të ndeshjes Shqipëri-Çeki, nënshtetësia shqiptare.
“Në Gjermani Euro 2024, unë Besmir Limani “Fytyra me shqiponjë” udhëtoj me dokumenta kuq e zi!”, shkruan ai në faqen e tij në Facebook duke falënderuar qeverinë shqiptare që bëri të mundur pajisjen e tij më pasaportë shqiptare. Tifozi Besmir Liman e ka ndjekur kudo kombëtaren shqiptare dhe gjithmonë ka tërhequr vëmendjen edhe nga mediat e huaja, me imazhin e tij duke u bërë në një farë mënyre simbol i tifozërisë Kuq e Zi. Sot prej orës 20:45, sytë e të gjithë shqiptarëve do të jenë në Arenën Kombëtare dhe për këtë ka menduar shoqëruesi i pandarë i Kombëtares Kuqezi, DigitAlb, që do të transmetojë falas për të gjithë bashkatdhetarët brenda edhe jashtë vendit, sfidën mes Shqipërisë dhe Çekisë. Mbremja sonte do të vishet i gjithi Kuq e Zi dhe për ta bërë edhe më speciale këtë ditë, ka menduar DigitAlb, që ka shpërndarë 22 mijë qeleshe në të gjithë vendet e stadiumit për të krijuar një dekor unik dhe spektakolar të gjithë tifozerisë fantastike shqiptare në shkallët e Arenës Kombëtare, për ndeshjen Shqipëri-Çeki.