Kryeministri Edi Rama ka patur një të ftuar special kësaj radhe në podcastin e tij të përjavshëm. Kësaj radhe, i ftuar është Gersi Troka kampioni i notit dhe studenti i parë në Shqipëri me sindromën Down.

Kryeministri Edi Rama ka patur një të ftuar special kësaj radhe në podcastin e tij të përjavshëm. Kësaj radhe, i ftuar është Gersi Troka kampioni i notit dhe studenti i parë në Shqipëri me sindromën Down. Që Gersi është një djalë i lindur për të bërë historinë e vërtetoi disa muaj më parë kur u shpall kampion olimpik në not duke marrë medaljen e artë në Lojërat Olimpike Speciale Berlin 2023.

I pyetur nga Rama se si arriti të bëhej kampion olimpik, përgjigja e 23-vjeçarit ishte frymëzuese.

‘Unë dola kampion olimpik sepse kam punuar shumë, kam bërë shumë stërvitje dhe nuk jam dorëzuar derisa u shpalla kampion noti.’- tha ai.

‘Ti je kampion në pishinë, ti je në jetë dhe kur arrin ato që duken të pamundura. Duhet ta ndash medaljen me mamin, sepse ajo e ka shtyrë derën.’- tha Rama.