Policia shqiptare ka arritur të gjej një 27-vjeçare italiane e cila kishte humbur kontaktet me familjen e saj në Itali. Gazeta Tema mesoi zyrtarisht nga policia e shtetit se 27 vjeçarja gjendet e shtruar nue nje spital në Tiranë.

Sot përmes rrjeteve sociale, e ëma Arianna Lombardo Moderini Meriggi, njofton se Olga ishte me pushime në Tiranë dhe po qëndronte në zonën e Astirit.

Sipas Ariannës, Olga duhej të ishte kthyer në vendin fqinj të dielën në mbrëmje, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pasi për asnjë moment nuk është paraqitur në Rinas për t’u nisur për në Itali.

Rasti i zhdukjes së saj është denoncuar në Policinë e Shtetit, por nëna e Olgës kërkon ndihmën e të gjithëve për ta lokalizuar, pasi çdo lloj ndihme të atyre që e kanë parë apo kanë komunikuar me të do të shërbente.

Pak minuta më parë, policia ka konstatuar se Olga gjendet e shtruar në spitalin nr5 në Tiranë për shkak të disa problemeve shëndetësore dhe është në gjendje të mirë.