Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, për 16-vjeçarin që goditi me karrige mësuesen në gjimnazin “Hydajet Lezha”.
I mituri u njoh këtë të premte me masën e sigurisë, në një seancë me dyer të mbyllura. Ndaj tij janë ngritur dy akuza. ” goditje për shkak të detyrës” dhe ‘plagosje e rëndë me dashje”.