Conference League zhvilloi ndeshjet e treta në grupe. Me fillim nga 18:45 në “Fadil Vokrri”, Ballkani u mund 1-2 nga kazakët e Astanës. Tri pikë për Aston Villan, që mund Alkmaarin në Holandë. Fitore edhe për Fenerbahcen, Gent dhe Lille e Brugge. Në 21:00 u luajtën ndeshjet e tjera, teksa tri pikë morën PAOK, Frankfurt dhe Fiorentina. Legia e Varshavës fitoi në transfertë me Zrinjski, me Muçin që la gjurmë në këtë duel.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Ballkani vendas u mund 1-2 nga Astana për ndeshjen e grupit C të Conference League. Të besuarit e Ilir Dajës vinin në këtë duel pasi mposhtën 2-0 Dinamon e Zagrebit, teksa përballë 6 mijë tifozëve nuk kanë përsëritur surprizën. Ndeshja u hap nga miqtë në minutën e shtatë me Hovhannisyan, për t’u barazuar nga Kuc, kapiteni i Ballkanit vteëm një minutë më vonë. Në të 23 minutë ishte sërish Astana që kaloi në avantazh me Beysebekov, me golin që në fund vleu tri pikë paçka rasteve në pjesën e dytë për kampionët e Kosovës. Pas kësaj ndeshje Ballkani dhe Astana kanë nga tre pikë në grup, duke ndarë vendet tre dhe katër.

Fenerbahce bëri detyrën në Stamboll duke mundur 3-1 Ludogoretsin për grupin H të Conference League dhe mbajtur kreun e renditjes me nëntë pikë të plota pas tre ndeshjeve. Të besuarit e Kartal s’e vendosën në diskutim suksesin duke shënuar në pjesën e parë me Batshuayi, për të dyfishuar më pas me Zajc në pjesën e dytë. Becao me autogol shkurtoi për bullgarët në 2-1, ndërsa Fenerbahce me dopietën e Zajic në minutën e 90+3 mbylli llogaritë e përballjes. Me nëntë pikë pas tre ndeshjeve, Fenerbahce prin grupin, teksa Ludogorets ka tre pikë.

Rezultatet: