Në 24 orët e fundit ka pasur 256 të vdekur dhe 1788 të plagosur në Gaza. Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë e Hamasit, duke saktësuar se në mesin e viktimave kishte 20 fëmijë.

Në total, numri i të vdekurve që nga shpërthimi i konfliktit me Izraelin është të paktën 1900.