Luftimet në Izrael dhe Rripin e Gazës vijojnë, ndërsa Hamasi ka marrë rreth 100 pengje dhe thotë se objektivi i tyre është shkëmbimi i të burgosurve me palestinezët e mbajtur në Izrael Kështu tha një militant i grupit të Hamasit. Ali Barakeh tha se Hamasi ka një arsenal raketash afatgjatë. Forcat izraelite të mbrojtjes kanë njoftuar se kanë rifituar kontrollin e plotë të kufirit të Gazës .
“Ne jemi përgatitur mirë për këtë luftë dhe për t’u përballur me të gjithë skenarët, duke përfshirë një luftë të gjatë,” tha Barakeh, duke shtuar se Hamasi do të përdorë pengjet për të siguruar lirimin e njerëzve të mbajtur në burgjet izraelite dhe madje edhe të disa palestinezëve të burgosur në SHBA.
Nga ana tjetër kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu thotë se hakmarrja e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit për sulmin më të keq në tokën izraelite në dekada sapo ka filluar
Rreth 900 njerëz kanë vdekur në Izrael që nga sulmi i papritur i së shtunës, duke përfshirë 260 njerëz të masakruar nga persona të armatosur të Hamasit në një festival muzikor. Që kur Izraeli filloi të sulmonte Gazën si përgjigje, 704 njerëz kanë vdekur në anën palestineze.
Krahu i armatosur i Hamasit ka kërcënuar se do të vrasë një peng sa herë që Izraeli kryen një sulm ajror pa paralajmëruar civilët.