Partnerja e reperit Kanye West, Bianca Censori, e cila ka pushtuar titujt në mbarë botën me paraqitjet e saj ekstravagante dhe përfshirjen në sjellje të turpshme seksuale me reperin në Venecia, vjen nga një familje famëkeqe e krimit në Australi.

Arkitektja, familja e së cilës është me origjinë nga Italia, ka lindur dhe është rritur në Australi, ku xhaxhai i saj është një gangster famëkeq, reputacioni i frikshëm i të cilit i dha pseudonimin “Al Capone i Melburnit”.

Babai i Biancas është Elia “Leo” Censori, i cili kaloi disa vite në burg, pas një dënimi për trafik heroine dhe armëmbajtje pa leje.

Ish-gruaja e Leos, Faye Glascott tha në një intervistë nga viti 1991 se ai kishte qenë i përfshirë në një kartel, që kontrollonte një pjesë të madhe të industrisë së lojërave të fatit në botën e krimit në vitet 1980 dhe nga i cili ai kishte bërë pasuri.

Bianca nuk ka folur publikisht për historinë e familjes së saj.

Nuk ka asnjë sugjerim që Bianca ka gëzuar ndonjë përfitim nga perandoria e drogës së babait të saj.

Por ajo u rrit në periferi të Ivanhoe përpara se familja të transferohej në shtëpinë e tyre të fundit me vlerë rreth 1.5 milion paund.

Familja e saj u sigurua që ajo të kishte një arsim të mirë duke studiuar në shkollën prestigjioze të “Grammar Baptist Carey”.