Dashi
Do jeni shumë besnikë ndaj partnerit/es tuaj sot dhe nuk do tundoheni aspak nga personat interesantë që do iu joshin. Në mbrëmje do merrni një surprizë. Beqarët do kenë fat në dashuri dhe do futen në një etapë të re të jetës së tyre. Në planin financiar shpenzoni me maturi që të mos keni vështirësi.
Demi
Nëse ju dalin probleme në jetën tuaj në çift, mundohuni t’i zgjidhni ato sa më parë të jetë e mundur. Po i latë pas dore situata mund të bëhet edhe më e ndërlikuar. Beqarët ka gjasa të kenë dashuri me shikim të parë. Gjithçka do ndryshojë për ta. Në planin financiar nuk priten vështirësi.
Binjakët
Rutina do e pushtoje jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe do jeni gjithë kohës te mërzitur. Mezi do prisni qe dita te marre fund. Beqaret do jene gati edhe për aventura kalimtare vetëm e vetëm qe te mos qëndrojnë me te vetmuar. Ne planin financiar fatmirësisht yjet do i keni ne krah dhe do dini çfarë hapash te hidhni. Situata do filloje te normalizohet
Gaforrja
Ditë e kontraktuar kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Herë do jeni në qejf dhe të gatshëm të bëni çmenduri me partnerin/en dhe herë do debatoni. Beqarët nuk do jenë në humor për ta kërkuar princin e tyre të kaltër. Nëse shpenzoni pa fund financat do dobësohen shumë saqë nuk do dini çfarë të bëni më pas.
Luani
Komunikimi do jetë i ngrohtë dhe dita do kalojë për mrekulli sot për ata që janë në një lidhje. Megjithatë mos harroni t’iu kushtoni disa orë edhe miqve tuaj. Beqarët do jenë të zënë me punë dhe nuk do mendojnë aspak për jetën sentimentale. Në planin financiar do jeni realistë dhe nuk do shpenzoni.
Virgjëresha
Do jeni në formë të shkëlqyer sot dhe të gatshëm të bëni ndonjë çmenduri vetëm e vetëm që marrëdhënia në çift të jetë e shkëlqyer. Beqarët gjithashtu do jenë sharmantë dhe askush nuk do iu rezistojë dot. Do i kenë ata mundësitë e zgjedhjes. Në planin financiar nuk duhet të rrezikoni shumë.
Akrepi
Dita e sotme do jetë e mrekullueshme për ata që janë në një lidhje. Shpeshherë do ju duket vetja sikur jeni në ëndërr. Beqarët do jenë gjatë gjithë kohës në kërkim të shpirtit binjak, por mundësitë do jenë të pakta. Në planin financiar situata do jetë shumë e mirë dhe do arrini të kryeni edhe investime.
Shigjetari
Vështirësitë në jetën tuaj në çift do jenë të shumta gjatë kësaj dite. Mundohuni të tregoheni paksa më të kuptueshëm sepse përndryshe lidhjes suaj mund t’i vijë fundi. Beqarët ka mundësi të pëlqejnë në një mënyrë tjetër një mik të vjetër. Gjeni mënyrën e duhur për t’ia shprehur ndjenjat. Financat do jenë të stabilizuara.
Bricjapi
Çastet intime do jenë edhe më të shumta gjatë kësaj dite kështu që shfrytëzojeni pa fund jetën tuaj në çift. Partneri/ja mund t’iu bëjë edhe ndonjë propozim interesant. Beqarëve do ju bëhen ftesa pa fund, por do e kenë të vështirë të bëjnë zgjedhjen e duhur. Në planin financiar situata do vijë duke u përmirësuar.
Ujori
Bashkëpunimi në çift do përforcohet edhe më tepër gjatë kësaj dite. Do i pranoni gabimet që keni bërë dhe do mundoheni t’i zgjidhni ato sa më parë. Beqarët nuk do kenë fat në dashuri edhe pse do kërkojnë gjatë gjithë kohës. Do ju duhet ende të prisni. Klima për financat do jetë përgjithësisht pozitive.
Peshqit
Jeta juaj në çift do ecë më së miri gjatë kësaj dite. Do i kushtoni më tepër kohë partnerit/es dhe gjithçka do shkojë për mrekulli. Beqarët do kenë mundësi shumë të mira për të filluar lidhje serioze të cilat do ua ndryshojnë rrjedhën e jetës. Financat nuk do kenë probleme, kështu mund të kryeni edhe ndonjë shpenzim.