Ndërsa refuzon të marrë si të mirëqena pretendimet, Klotilda Kareci, zv. drejtoresha e burgjeve shprehet se për përfundime të sakta do të flasin grupet e hetimit që po merren me rastin.
“Aktualisht ka një grup inspektimi që është ngritur me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, i cili po monitoron dhe heton çështjen në themel. Nga ana tjetër, ka një procedurë të mirëfilltë që administron të tërë praktikën, përfshirë edhe incidentin që ka ndodhur nga vetë i dënuari. Ka një komision i ashtuquajtur, Komisioni i Vlerësimit të Riskut, i cili pasi harton raportin e riskut, e dërgon për miratim. Momentalisht që flasim grupi i inspektimit po kryen veprimet procedurale mbi rastin”, tha Kareci.
Zv. Drejtoresha e Burgjeve, shprehet se vendimin për rastin në fjalë e merr Komisioni i Vlerësimit të Riskut, i cili përfshin vlerëson rrezikun për përsëritje të të njëjtit krim, riskun e arratisjes, riskun për të shkaktuar dëm brenda institucionit, risku i dëmit nëse do të arratisej, kontaktet me botën e krimit jashtë, etj.
“Vendimin e merr Komisioni i Vlerësimit të Riskut pranë IEVP, i cili mblidhet, vlerëson situatën dhe del në një vendim. Për aq sa jam njohur me rastin, i dënuari në tërë praktikën dhe qëndrimin e tij në burgje ka manisfestuar sjellje që në mënyrë të vazhdueshme kanë qenë problematike, duke treguar mungesë respekti ndaj institucionit dhe gardianëve. Po ashtu sipas asaj që IEVP thotë, i dënuari ka shfaqur edhe sjellje të dhunshme kundrejt të burgosurve të tjerë”, tha Kareci.
Besnik Deda, përfaqësues i Avokatit të Popullit tha se shpesh herë kanë dalë me sugjerime për aplikimin e dënimeve brenda IEPV-ve. Ai ngriti shqetësimin e mungesës së një institucioni specifik për trajtimin e rasteve që shfaqin problematika të shëndetit mendor, përgjegjësi e Shëndetit mendor. Mungesa e mjekëve psikiatër ishte një tjetër shqetësim.
“Kuadri ligjor që funksionon në burgje ka programe që parashikojnë kufizimin fizik, administrata e burgjeve ne bashkëpunim me organet e Ministrisë së Shëndetësisë duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë të dënuarve me probleme shëndetësore”, tha avokati.
Sa i takon hapave që ndërmerren nga IEVP-të, në rastet kur një i burgosur shfaq sjellje të dhunshme ndaj
“Ka një procedurë të përcaktuar qartë që rregullon procesin e mbikëqyrjes së veçantë, e cila aplikohet kur i dënuari ka cënuar rëndë sigurinë e të burgosurve, të institucionit apo vetes së tij. Në këtë moment, pasi merret vendimi nga Komisioni i Vlerësimit të Rrezikshmërisë dhe dërgohet pranë burgut me qëllim aplikimin, jepen në mënyrë të qartë detyra të caktuara institucionit. Sipas procedurës që aplikohet në këtë rast, i dënuari veçohet nga të dënuarit e tjerë në burg dhe është në mbikëqyrjen dhe monitorimin e një stafi sigurie të posaçëm. Sa i përket kufizimit fizik parashikohen forma, kushte dhe mënyra të ndryshme zbatimi do të presim verifikimet