Një 53 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti italian si pjesëtar i një grupi kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Lorenc Kapllani alias Lorenc Sadikaj u arrestua në lagjen “10 Korriku” në Vlorë me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
53-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Catanias e ka dënuar me 19 vjet e 6 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 16 vjet, 6 muaj e 24 ditë, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Organizata kriminale”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.