Ilir Kulla tha se Sali Berisha u braktis në ditën më të vështirë nga mbështetësit e tij.
Sipas tij, Berisha duhet ta priste që do të vinte kjo ditë në momentin që u detyrua të votonin me 140 vota reformën në drejtësi, por ai nuk e priste që do të braktisej në ditën më të vështirë të jetës kur po i sulmohen familjarët e tij.
“Dje e pashë të vrarë Berishën në daljen publike se për herë të parë pa që në një ditë të vështirë, ku priste të mbushur selinë e PD me mijëra vetë, por aty u mblodhën apo jo nja 50 vetë, edhe ata funksionarë të PD.
Është ajo ditë e vështirë që i është druajtur gjithmonë, t’i sulmojnë familjarët. Berisha e di që nuk shkon në burg, ai është 80 vjeç, nëse e godasin te familjarët që janë pika e dobët e tij, ai priste mbështetje”, tha Kulla në një intervistë për Euronews Albania.