Nëse vrisni mendjen se përse nuk funksionojnë marrëdhëniet tuaja apo pse nuk arrini të kuptoni paraprakisht telashet që shfaqen papritur, disa iluzione të reja optike e mendore ndihmojnë të identifikoni problemet tuaja të vështrimit apo përkushtimit.
Një seri iluzionesh të reja të krijuara me ndihmën e Inteligjencës Artificiale janë postuar në rrjetin TikTok ku gjithmonë gjeni dy zgjidhje të mundshme në varësi të fokusimit të shikimit ose mendjes. Zakonisht zgjidhja e tyre kryhet duke i parë fillimisht me sy të lirë të qartë, dhe më pas disi me nga larg ose me sy të piceruar, kur dhe shfaqet imazhi dytësor. Krijuesit pyesin përdoruesit nga e gjithë bota se çfarë shikojnë më së pari në imazh ku shumica thonë se është vetëm qielli blu me zogj të bardhë, ndërsa një pjesë e vogël përmendin se dallojnë fytyrën e një gruaje.
“Nëse shikoni vetëm zogjtë atëherë keni probleme me përkushtimin afatgjatë në një lidhje, sepse kërkoni vetëm emocione dhe mërziteni shpejt me gjërat e parashikueshme”, shpjegon krijuesja Mia. “Ju gjithashtu e vrisni mendjen më shumë se ç’duhet dhe krijoni stres të panevojshëm në jetën tuaj”, shton ajo. “Por nëse arrini të dalloni fytyrën e gruas, kjo do të thotë se jeni njeri me empati dhe që kuptoni shpejt emocionet e të tjerëve”. “Kjo ndjeshmëri ju lejon të krijoni lidhje me njerëzit që ju rrethojnë por gjithashtu mund të jetë e vështirë pasi ju thithni çdo lloj energjie nga mjedisi dhe rrjedhimisht dhe atë nga njerëzit negative rreth jush”. Sfida rezultoi mjaft impresionuese nga përdoruesit edhe pse shumica nuk mund të vendosnin se çfarë tregonte pamja.
“Shumë e saktë”, shkruante një prej tyre. “Unë i pashë të dyja dhe ato përshkruajnë secila një aspekt të karakterit tim”. Janë në fakt disa iluzione të këtij tipi që fshehtësisht tregojnë nëse tregoni dashuri në marrëdhëniet tuaja, qoftë edhe kur nuk jeni në dijeni se po e bëni. Rrjeti Your Tango shkruan se të zbulosh sesi e shfaqni intimitetin ju ndihmon të lidheni më mirë me aspekte të karakterit tuaj që nuk i njihni, saktësisht jo vetëm me egon që mbizotëron në sistemin tonë shoqëror, por dhe me anën shpirtërore që është më e stepur por rrjedhimisht triumfon me kalimin e eksperiencave dhe moshës. Le të shohim dhe këtë punim artistik nga Oleg Shupliak për të parë se çfarë tërheq më shumë sytë tanë.
Dhe më tej lë të zbulojmë se çfarë tregon për ju ky test karakteri. Nëse shikoni fillimisht ujkun jeni pasionant dhe gjithmonë ndiqni instinktet tuaja. Pëlqeni largimet romantike dhe keni histori të bukura për të treguar. Nëse shikoni të parën shtëpinë me dritaret e shndritshme, për ju është më e rëndësishme streha dhe siguria.
Nëse shikon hënën të parën, jeni tip ëndërrimtar dhe sipas shprehjes “me kokën mbi re”. Ndërsa kur tërhiqeni nga pemët në anë të fotos, keni emocione të thella dhe jeni i hapur për to.