Ndonëse përgjatë ditëve, opozita ka kërkuar unifikim të qëndrimit të Shqipërisë me Kosovën, në Kuvend, palët brenda saj shkojnë me kërkesa të ndara. Partia Demokratike me në krye Lulzim Bashën dorëzoi këtë të hënë kërkesën për interpelancë me kryeministrin Edi Rama, kurse Gazment Bardhi kërkoi miratimin e një rezolute. Sa i përket këtyre qëndrimi deputeti demokrat i rreshtuar në radhët e Lulzim Bashës, Arbi Agalliu, në një lidhje për “Studio Live” në Report TV tha se të gjitha palët duhet të jenë në koherencë të plotë sa i përket çështjes së Kosovës, në një linjë me ndërkombëtarët.
“Në lidhje me çështjen e Kosovës Basha ka bërë një deklaratë shteruese. Ka shteruar të gjithë qëndrimin e PD dhe të tijin. PD mendon se qeveria shqiptare të rakordojë veprimtarinë e saj me qeverinë e Kosovës. Në një situatë të tillë delikate të dy vendet duhet të jenë në koherencë të plotë. Cdo akt tjetër i njëanshëm nuk i shërben stabilitetit të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor. Ne mbështesim integrimin e Kosovës në të gjitha institucionet ndërkombëtare. Mbështesim bashkërendimin e aktivitetit politik të qeverisë së Kosovës me BE. Çdo deklaratë tjetër e nxituar dhe jashtë kësaj kornize lë vend për abuzivizëm”, tha ai. Sa i përket vendimit të Lulzim Bashës për të përjashtuar 11 deputetë nga grupi parlamentar Agalliu tha se ata i janë bashkuar Rithemelimit, ndaj vendimi ka noterizuar zgjedhjen e tyre.
“Për të qartësuar atë që në media u quajt si përjashtim i 11 deputetëve. Ishte bërje me dije e kuvendit se këta kolegë nuk janë më në PD. Ata shkojnë në mbledhjet e rithemelimit, kandidojnë dhe ndihmojnë kandidatët në zgjedhje krahas koalicionit bashkë fitojmë. Ata kanë zgjedhur një rrugë dhe ne respektuam vendimmarrjen e tyre për të qëndruar krah Rithemelimit dhe jo PD. Ata s’kanë ardhur asnjë ditë në mbledhje të grupit të PD. Ata s’e njohin PD por një tjetër realitet, është certifikatë ose noterizim i zgjedhjes së tyre”. Ndërkaq Agalliu shtoi se PD është në përmbyllje të Riorganizimit të saj.
“Nëse do ndalemi te situata e PD, PD është në përmbyllje të riorganizimit të saj. Me zgjedhjen e kryetarit të PD dhe përmbylljes së zgjedhjeve të të gjithë ekipit nëpër degë të rëndësishme të Shqipërisë, përmbyllim një rrugëtim…”