Sulmi i 7 tetorit nga militantët e Hamasit që vrau mbi 1400 njerëz dhe rezultoi në më shumë se 220 pengje ishte “qartësisht një krim kundër njerëzimit”. Kështu ka thënë Luis Moreno-Ocampo, ish-kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

“Sulmi i Hamasit më 7 tetor është padyshim një krim kundër njerëzimit… Sepse vrasjet me qëllim për të goditur një grup është një gjenocid dhe qëllimi zyrtar i Hamasit është të godasë izraelitët”, tha ai për programin Newsday të BBC-së.

“Është një krim lufte, sepse marrja e pengjeve është një krim lufte,” shtoi ai. Por Moreno-Ocampo iu referua gjithashtu bllokadës së mëvonshme të Gazës nga Izraeli si një “krim kundër njerëzimit dhe një gjenocid”. “Një nga format e kryerjes së një gjenocidi është t’u vendosësh njerëzve kushte për t’i shkatërruar ata. Dhe pikërisht kjo është bllokada. Bllokada po bllokon ujin, ushqimin, spitalet nuk mund të punojnë, [nuk ka] energji elektrike për njerëzit që nuk mund të shkojnë askund. Izraeli ka të drejtë të mbrohet, por nuk mund të bllokojë 2 milionë njerëz dhe duke e bërë këtë ta bëjë atë në një kamp përqendrimi”, -tha ai.