Regjisori Kristaq Mitro, mungon fizikisht prej muajit prill. Në 6 mujorin e ndarjes së tij nga jeta, bashkëshortja Eliana, me të cilën ishin të pandarë, edhe në aktivitetet kulturore bën një dedikim prekës.

“U bënë 6 muaj pa ty… Na duket sikur kjo, mbas ikjes tende, nuk është më jeta jonë, sikur po shohim një film të trishtë që s’po mbaron… Drita që ke lënë pas na ngroh tani dhe natyrisht dashuria pa fund për ty!”, shkruan ajo në rrjetet sociale.

Regjisori Mitro u nda nga jeta në 3 prill, në moshën 77-vjeçare, pas betejës me një sëmundje të rëndë (formë parkisoni) . Ai pati një sërë bashkëpunimesh të suksesshme me regjisorin Ibrahim Muçaj, me të cilin realizuan disa nga ‘perlat’ e kinematografisë sonë si: “Dimri i fundit”, “Njeriu i mirë”, “Një djalë dhe një vajzë”, “Nusja dhe shtetrrethimi” etj.