Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Peqin, ku 55-vjeçarja Merushe Gjuzi, dyshohet se u vetëhodh nga furgoni i pasagjerëve ku po udhëtonte.

Sipas dëshmitarëve, gjithçka ka ndodhur në pak sekonda. Ata janë treguar se viktima ishte ulur në vendin e parë të pasagjerëve në furgon dhe ka hapur derën duke u hedhur nga mjeti.

Pasagjerët e tjerë u shprehen se dolën t’i jepnin ndihmën e parë por goditja ka qenë fatale.

“Të gjithë kanë qenë të pavëmendshëm. Ata e kanë pasur vëmendjen te telefonat, gjithçka ndodhi në pak sekonda. Pasagjerja ka qenë e ulur në vendin e parë. Ka hapur derën dhe është vetëhedhur. Të gjithë zbritën për t’i dhënë ndihmën e shpejtë, por përplasja ka qenë fatale”, informoi gazetari Fatmir Popja.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 08:45 në vendin e quajtur Papër. 55-vjeçarja ishte pasagjere në furgonin që po udhëtonte në aksin Peqin-Elbasan.