Diskutimet në rubrikën javore “Trotuar”, ditën e djeshmë në “E Diell” kanë qënë tepër të tensionuara. Tema e kësaj jave kishte të bënte me hapësirën televizive dhe nëse e meritojmë atë.
Ndërkohë që në studio janë sjellë mendime të ndryshme nga Edi Manushi, Bledi Mane, Erjola Doçi, Elios Shuli, Krist Dragot, Fjori Likja, Ronaldo Sharka, Shqipe Hysenaj, Belinda Dragot dhe Dea Vieri në një moment duket se situata është tensionuar më shumë seç duhet mes Ronaldo Sharkës, Fiori Likja dhe Dea Vieri.
Duket se gjithçka ka nisur teksa Ronaldo i është drejtuar Deas, duke i thënë se ajo nuk tregon se është bërë e njohur nga një program dashurie.
Ronaldo: “Nuk thua që je bërë e famshme nga një program dashurie, që nuk ka asgjë të keqe”.
Dea: “Nuk e mohova, ishte gjëja e dytë që e thashë“.
Ronaldo: “Kjo tregon që ti ke komplekse inferioriteti”.
Dea: “Çfarë kompleksi kam që unë e thashë vet. Eshtë tjetër gjë nëse unë do e mohoja”.
Ndërkohë këtij debati i është shtuar edhe Fjori, e cila ka thënë:
“Vetëm Ronaldo nuk duhet të flasë për asnjë nga ne këtu sepse ti je personi që vuan nga sindroma i famshëm për të qënë famshëm. Nuk ke lënë “reality”, nuk ke lënë program pa hyrë, vetëm për famë. Çfarë bëre në Big Brother ti, vajte iu lëpive të gjithëve aty”.