Vajzave në ushtrinë izraelite do t’iu ndalohet të shërbejnë si roje burgu, pas skandalit që ka shpërthyer disa ditë më parë se një prej tyre kishte krijuar lidhje seksuale me një palestinez të dënuar përjetë.
Mediat në Izrael citojnë ushtaraken e cila pranoi për ta se kishte lidhje me një të dënuar palestinez, i dënuar për sulme terroriste kundër civilëve izraelitë.
Emri i ushtares dhe i të burgosurit që vuan dënimin e përjetshëm nuk bëhen me dije.
Mediat raportuan gjithashtu se gjatë marrjes në pyetje, ushtarja e arrestuar tashmë, pretendon se 4 vajza të tjera në detyre kishin pasur gjithashtu marrëdhënie intime me të njëjtin burrë.
Të premten, shefi i shërbimeve sekrete, Katy Perry dhe ministri i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir njoftuan se ushtarët femra nuk do të shërbenin më në burgjet e sigurisë së lartë që mbajnë terroristë palestinezë.