Izraeli nuk do t’u japë zyrtarëve të OKB-së viza për të hyrë në vend, ka thënë shefi i diplomacisë izraelite, ndërsa debati mbi komentet e bëra nga sekretari i përgjithshëm i grupit po intensifikohet. Zyrtarët izraelitë janë zemëruar me vërejtjen e Antonio Guterres se sulmi vdekjeprurës i Hamasit në Izraelin jugor “nuk ndodhi në vakum”. Ministri i Jashtëm, Eli Cohen anuloi një takim të planifikuar me Guterres, pas komentit të djeshëm se “ka ardhur koha për t’u dhënë atyre një mësim.” Ndërsa zyrtarë të tjerë kanë kërkuar dorëheqjen e tij. Cohen u ka thënë mediave izraelite zyrtarëve të OKB-së nuk do t’u jepen viza për të hyrë në vend.
“Ne do të refuzojmë t’u japim viza përfaqësuesve të OKB-së. Ne tashmë kemi refuzuar t’ia japim një të tillë nënsekretarit të përgjithshëm për çështjet humanitare Martin Griffiths,” i tha ai Radio Army, duke akuzuar Guterres se justifikonte një masakër.
“Është koha për t’u dhënë atyre një mësim.” Izraeli historikisht ka pasur marrëdhënie të tensionuara me OKB-në, duke e akuzuar atë për njëanshmëri ndaj saj.