Izraeli po mban një konferencë në lidhje me sulmin në një spital në Gaza, duke thënë se shpërthimi u shkaktua nga raketat palestineze të lëshuara nga varrezat.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Hagari tha se ushtria izraelite ka arritur në përfundimin se grupi i Xhihadit Islamik ishte përgjegjës për shpërthimin në spitalin Al Ahli.
Ai theksoi se një breshëri raketash u lëshuan nga Hamasi drejt Izraelit në orën 18:15 me orën lokale të marten, përpara shpërthimit në spital. Më pas, në orën 18:59, sipas tij një breshëri prej rreth 10 raketash u hodh nga Xhihadi Islamik nga një varrezë aty pranë.
IDF pretendon se ka përgjuar një telefonatë me palestinezët që diskutojnë dështimin e lëshimit.
“IDF vepron në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Si përfundim, ky incident tregon se si akuzat në këtë rast pretendimet e rreme dhe të pabaza të bëra nga terroristët kundër Izraelit mund të përhapen dhe të ndezin tensionin në rajon,” tha ai.
Ai tha gjithashtu se se pamjet konfirmojnë se spitali nuk është goditur direct dhe nuk ka pasur dëmtime në ndërtesat aty pranë. Ai tha se i vetmi vend i dëmtuar është parkingu jashtë spitalit.
Hagari përsëriti pretendimin izraelit se 450 raketa nga Gaza kanë dështuar gjatë lëshimit dhe kanë rënë në Gaza që nga fillimi i sulmeve, me 7 tetor.