Zëdhënësi ushtarak, Daniel Hecht, tha se ushtria izraelite po përgatitet për fazat e ardhshme në luftën kundër Hamasit, por planet mund të jenë të ndryshme nga pushtimi i pritshëm tokësor i Gazës.
“Ne po përgatitemi, por nuk kemi thënë se cilat do të jenë planet. Të gjithë po flasin për ofensivën tokësore. Mund të jetë diçka ndryshe”, tha Hecht.